Hungaria dhe Polonia kanë humbur sfidën e tyre gjyqësore ndaj një rregulli të BE-së që lejon miliarda euro financime të kushtëzohen nga standardet demokratike, raporton BBC.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se respektimi i sundimit të ligjit ishte kusht për të gëzuar anëtarësimin në BE.
Qeveritë në Hungari dhe Poloni janë akuzuar gjerësisht për kthim prapa të standardeve vitet e fundit.
Partia qeverisëse e Hungarisë e dënoi vendimin si një vendim politik.
GJED vendosi se "menaxhimi i shëndoshë financiar i buxhetit të BE" mund të rrezikohet seriozisht nga shkeljet e shtetit të së drejtës.
Shtetet anëtare të BE-së u nënshkruan për vlerat e përbashkëta si sundimi dhe ligji dhe solidariteti dhe BE-ja "duhet të jetë në gjendje t'i mbrojë ato vlera".