Imazhet satelitore të postuara në mediat sociale të martën duket se tregojnë një çudi në kufirin Ukrainë-Bjellorusi:
Një urë lëvizëse e stilit ushtarak në lumin Pripyat – vetëm 4 milje nga kufiri ukrainas dhe 14 milje në veriperëndim të bërthamës reaktore nr.4. që u shkri në mënyrë famëkeqe në fatkeqësinë e Çernobilit në vitin 1986, raporton mediumi amerikan, Forbes.
Ura shtrihet brenda Zonës së Përjashtimit rreth reaktorit që shtrihet përtej kufirit Ukrainë-Bjellorusi. Vetë reaktori është i mbështjellë në një sarkofag të quajtur Ndarja e Re e Sigurt e krijuar për të kufizuar çlirimin e ndotësve radioaktivë.
Aktualisht, mbi 30,000 trupa ruse të tërhequr nga të katër ushtritë e Distriktit Ushtarak Lindor të Rusisë po kryejnë stërvitje ushtarake të quajtur “Aleate Resolve” me forcat bjelloruse në Bjellorusinë qendrore dhe jugore.
Recent Planet imagery of the Pripyat river in Belarus near the RU-UA border shows a new bridge having been constructed earlier today. https://t.co/JFRxhEUW0j pic.twitter.com/cMTpMGrkHP
— Amelia Smith (@ameliairheart) February 16, 2022