Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, këtë të mërkurë, u takua me homologun rus, Vladimir Putin, në Moskë për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe.
Bolsonaro mbërriti në Moskë, pavarësisht paralajmërimeve perëndimore se Rusia mund të pushtojë së shpejti Ukrainën, shkruan AP.
Qeveria amerikane dhe anëtarët e kabinetit të saj i kishin kërkuar udhëheqësit brazilian të anulonte udhëtimin. Por, vizita ishte planifikuar shumë përpara fillimit të krizës në Ukrainë.
Madje, atij Putin i organizoi një pritje shumë më të ngrohtë sesa liderëve të tjerë që e vizituan ditëve të fundit. Për të rezervoi një tavolinë të vogël, që i siguroi afërsi me të.

