Në Mynih fillon sot (18.02.) Konferenca e Sigurisë. Për herë të parë prej dekadash Rusia nuk dërgon zyrtarisht asnjë delegacion. Perëndimi e trajton i vetëm krizën e Ukrainës.
Në sfondin e rritjes së tensioneve në lidhje me krizën në Ukrainë, fillon sot (18.02.) Konferenca e Sigurisë në Mynih. Fjalimet kryesore në tre ditët e ardhshme do të mbahen nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Rusia përkundër nuk është e përfaqësuar me një delegacion zyrtar, që prej më shumë se 30 vjetësh.
Situata e sigurisë në Europë nuk ka qenë kurrë kaq kritike në këtë moment të takimit të ekspertëve e politikanëve më të njohur nga e gjithë bota në këtë konferencë tradicionale e mjaft të njohur në botë. Sinjalet e çtensionimit që u duk se mori me vete kancelari Olaf Scholz pas vizitës në Moskë të martën, duket se janë shuar sërish. Shqetësimi për një sulm rus është në rritje.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/18/auto_60819299_4011645169956.jpeg)
Blinken pritet të premten në Mynih
Rusia pohon, që po e tërheq një pjesë të trupave të saj nga kufiri ukrainas, në të njëjtën kohë, presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëron nga një invazion rus në "ditët e ardhshme". Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shpjegon para Këshillit të Sigurimit se si mund të konstruktohet një pretekst për një sulm. "Mund të jetë një ngjarje e dhunshme që Rusia mund të përdorë kundër Ukrainës ose një fajësim i padëgjuar, që Rusia do të ngrejë kundër qeverisë ukrainase."
Antony Blinken pritet të premten në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku së bashku me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock do të diskutojë në një podium të konferencës për krizën e Ukrainës. Kurse të shtunën në Konferencën e Sigurisë priten Scholz, Zelensky dhe Kamala Harris. Përveç kësaj ministrat e Jashtëm të fuqive demokratike do të diskutojnë veprimin e mëtejshëm në lidhje me krizën akute aktuael. Gjermania ka kryesinë e grupit të G7-s, ku bëjnë pjesë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.
Lavrov qëndron në shtëpi
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/18/auto_56631293_4011645169953.jpg)
Perëndimi është në masë të madhe i bashkuar në lidhje me krizën e Ukrainës. Në Mynih pritet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe krerë të BE. Rusia i qëndron larg konferencës. "Na duhet të regjistrojmë me keqardhje, që konferenca në vitet e kaluar është shndërruar gjithnjë e më shumë në një forum transatlantik", e arsyetoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Saharova refuzimin e pjesëmarrjes në konferencë. Vitet e kaluara ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka qenë një nga pjesëmarrësit më të rregullt të konferencës. Vërtet që edhe Lavrov nga ana e tij thekson përditë gatishmërinë për një bashkëpunim të ri në kontinent me SHBA, NATO dhe OSBE. Por kjo është bërë vetëm me shkrim.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/18/auto_56551734_4011645169954.jpg)
Rreth 30 krerë shtetesh e qeverish në Mynih
Krahas krizës së Ukrainës në Konferencën e Sigurisë do të debatohet edhe për tema të tjera. Por temat qëndrore të kohës si ndryshimi i klimës, digjitalizimi, konkurrenca e sistemeve mes demokracisë dhe autokracisë do të kalojnë në plan të dytë për shkak të krizës akute të Ukrainës. Konferencën e hap të premten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Në takimin më të rëndësishëm të ekspertëve për politikën e sigurisë marrin pjesë 30 krerë shtetesh e qeverish, si edhe 80 ministra./DW
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/18/auto_47518875_4011645169957.jpg)