Në Uells dhe Anglinë jugore është lëshuar "alarm i kuq" i rrallë i motit pasi stuhia Eunice me erëra të forta goditi Britaninë e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Alarmi nga Zyra Meteorologjike, që ishte në fuqi për disa pjesë të Uellsit, përfshirë kryeqytetin Cardiff, tani është shtrirë edhe në disa pjesë të Anglisë jugore, përfshirë Londrën.
Autoritetet paralajmëruan banorët e Uellsit dhe Anglisë jugore të qëndrojnë brenda pasi erërat do të arrijnë shpejtësinë deri në 144 kilometra në orë.
Në një video të publikuar nga mediat Meteoh24, shihen njerëzit nëpër rrugët e Londrës teksa përplasen përtoke si pasojë e erërave të forta.
Sipas Zyrës Meteorologjike, stuhia mund të shkaktojë “dëme të konsiderueshme dhe kushte të rrezikshme për shkak të erërave jashtëzakonisht të forta”.