Kriza në Ukrainë, vjen paralajmërimi nga kancelari gjerman: Europa rrezikohet nga lufta

Evropë

Kriza në Ukrainë, vjen paralajmërimi nga kancelari gjerman: Europa rrezikohet nga lufta

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 11:49
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë konferencës së sigurisë në Mynih, tha se ekziston frika e një lufte në Europë. Scholz tha se perëndimi është i gatshëm  t’i përgjigjet menjëherë veprimeve ushtarake ruse, por është gjithashtu e nevojshme të gjendet një rrugë diplomatike, shkruan The Guardian

“Nuk ka asgjë që justifikon vendosjen e mbi 100,000 trupave në Ukrainë,” tha Scholz, duke paralajmëruar se Rusia do të gabonte nëse do të pushtonte Ukrainën.

Ai theksoi: “Në takimin tim me presidentin Putin të martën, e bëra të qartë se çdo shkelje e mëtejshme e integritetit territorial të Ukrainës do të ketë një çmim të lartë për Rusinë në aspektin politik, ekonomik dhe strategjik”.

Ai tha se ka shenja se Rusia është ende e hapur për negociata. Scholz hodhi poshtë pretendimet ruse për gjenocid në rajonin e Donbasit, duke i cilësuar si qesharake.

Scholz tha se demokracitë kanë konkurrencë, por në planin afatgjatë ato janë sistemet më të adaptueshme dhe më elastike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat