Vdiq ambasadorja italiane në Australi, raportohet se ra nga ballkoni

Evropë

Vdiq ambasadorja italiane në Australi, raportohet se ra nga ballkoni

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 18:25
Francesca Tardioli

Ambasadorja e Italisë në Australi thuhet se ka vdekur pasi ka rënë nga një ballkon në qytetin e saj të lindjes.

Mediat italiane të dielën raportuan se ambasadorja Francesca Tardioli u gjet e vdekur jashtë një shtëpie në veri të Romës.

Vdekja e saj është duke u hetuar nga autoritetet lokale, thonë raportet.

Ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey, vajtoi humbjen e Tardioli në rrjetet sociale.

“Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli. E dashur mike. Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi ajo në Twitter të dielën mbrëma.

Ajo e përshkroi Tardiolin si një nga dhuratat më të mëdha të Italisë për Australinë.

Faqja e internetit e Ambasadës Italiane në Australi e përshkruan Tardiolin si një diplomate të lartë që mbante postin e ambasadores që nga shtatori 2019.

Ajo zotëronte rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht me njohuri të mira të gjuhës gjermane dhe spanjolle, thotë uebfaqja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat