​Ministri i Jashtëm ukrainas: BE-ja të vendosë tani sanksione kundër Rusisë

Evropë

​Ministri i Jashtëm ukrainas: BE-ja të vendosë tani sanksione kundër Rusisë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 13:45
Dmytro Kuleba

Sot presim disa vendime të rëndësishme dhe jo vetëm mesazhe politike, ndërkohë që ekzistojnë të gjitha arsyet për të vendosur sanksione tani, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, pas mbërritjes në Bruksel për Këshillin e Punëve të Jashtme.

“Ukraina është nën sulm që nga viti 2014 dhe ajo që po shohim tani është një operacion hibrid, me shtimin e trupave në kufijtë tanë, sulme kibernetike si dhe luftë informacionesh”, ka thënë Kuleba, raporton atsh.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë rënë dakord në parim që të takohen dhe diskutojnë krizën e Ukrainës, sipas Élysée, pallati presidencial francez.

Presidenti francez, Emmanuel Macron i propozoi Putinit dhe Bidenit takimin mbi sigurinë e Evropës dhe stabilitetin strategjik”, tha Elysée në një deklaratë, ku të dy pranuan idenë e samitit në parim.

Propozimi i Macron parashikon edhe diskutime për të gjitha palët e interesuara.

“Përmbajtja e samitit do të vendoset nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov të enjten, si pjesë e bisedimeve të paraplanifikuara për krizën në Ukrainë”, sipas presidencës franceze.

“Samiti nuk do të mbahet nëse Rusia pushton Ukrainën,” tha Élysée.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat