Shënohen mbi 18 mijë raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Greqi

Evropë

Shënohen mbi 18 mijë raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Greqi

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 18 094 raste të reja me COVID.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Atikë, 5890 raste në total ndjekur nga Selaniku me 1807 raste.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë 88 pacientë të prekur nga ky virus.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen në intubim 460 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat