Presidenti ukrainas bisedon menjëherë në telefon me Bidenin, pas deklaratave të Putinit

Evropë

Presidenti ukrainas bisedon menjëherë në telefon me Bidenin, pas deklaratave të Putinit

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 21:54
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka diskutuar ngjarjet e orëve të fundit me presidentin amerikan, Joe Biden.

Në një cicërimë në Twitter, pas fjalimit televiziv të presidentit rus, Vladimir Putin, Zelensky tha se një takim ka filluar të mbahet nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

“Diskutuam ngjarjet e orëve të fundit me z. Biden. Fillojmë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës. Është planifikuar të zhvillohet një bisedë me Boris Johnson”, shkroi Zelensky në Twitter.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, konfirmoi se Bideni foli me Zelenskyn këtë pasdite. Një zyrtar tha se ata folën për rreth 35 minuta, shkruan CNN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat