Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj vendimit të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin.
Zelensky deklaroi se veprimet e Rusisë po shkatërrojnë përpjekjet drejt paqes dhe procesin ekzistues të negociatave ndërkombëtare, shkruan BBC, transmeton “Bota sot”.
Ai thotë se Ukraina dëshiron paqen dhe mbështet një zgjidhje politike dhe diplomatike.
“Nuk kemi frikë”, deklaron ai, duke shtuar se vendi i tij është në pritje të hapave të qartë dhe efektivë të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë.
Zelensky zotohet se Ukraina nuk do t'i jap asgjë askujt.
Ai tha se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten të tillë, pavarësisht deklaratave të Rusisë.