Ambasadori rus në OKB Vasily Nebenzya ka marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pasi Rusia njohu dy rajone separatiste në Ukrainën lindore si entitete të pavarura
Ambasadori rus ka folur se vendi është një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së - dhe ka argumentuar nevojën për të mbrojtur zonat separatiste të Ukrainës të mbështetura nga Rusia nga ajo që ai e quajti agresion ukrainas.
Vasily Nebenzya tha se "lejimi i një gjakderdhjeje të re në Donbas është diçka që ne nuk kemi ndërmend ta bëjmë".
Ambasadori rus i tha këshillit të sigurisë se mbetet i hapur ndaj diplomacisë dhe këmbënguli se Ukraina është ende e detyruar nga marrëveshja e Minskut, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Ajo marrëveshje përcaktonte hapat e projektuar për t'i dhënë fund konfliktit tetë-vjeçar në lindje të Ukrainës dhe për të zgjidhur statusin e zonave të shkëputura.
SHBA beson se Rusia po përpiqet të prodhojë një pretekst për të pushtuar Ukrainën, potencialisht mbi bazën e mbrojtjes së rusëve etnikë në vend./BS