Ambasadori i Serbisë akuzohet për përdhunim të vajzës së tij 9-vjeçe

Evropë

Ambasadori i Serbisë akuzohet për përdhunim të vajzës së tij 9-vjeçe

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 09:32
Olliver Antiq

Mediat serbe shkruajnë se më pak se një muaj para se të vdiste në Portugali, është bërë një kallëzim privat penal ndaj Olliver Antiqit, ambasadorit serb në Portugali.

Diplomati i Serbisë vdiq kur u rrëzua nga një shkëmb i quajtur “Goja e Ferrit”. Por, siç shkruan gazeta serbe “Blic”, ndaj tij është bërë një kallëzim privat penal, në të cilin pretendohet se ka shtyrë vajzën e vet, e cila në atë kohë ishte 9 vjeçe, për të kryer marrëdhënie seksuale.

Kallëzimin privat penal ka paraqitur nëna e vajzës më 27 janar.

Antiq ka vdekur katër ditë më parë kur kishte rënë në det nga një shkëmb i quajtur “Goja e Ferrit”, i cili është atraksion i famshëm turistik pranë Lisbonës. Mediat portugeze pretendojnë se ka qenë vetëvrasje, ndërsa familja e Antiqit thotë se ka qenë aksident.

Në kallëzimin privat penal të bërë nga nëna e vajzës kundër Antiqit, ai akuzohet se ka shtyrë vajzën e tij, e cila në atë kohë ishte nëntë e dhjetë vjeçe, në marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tij në Beograd nga vera e vitit 2020 deri më 12 gusht 2021.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat