Putin i drejtohet popullit, prish edhe një marrëveshje në lidhje me Ukrainën

Evropë

Putin i drejtohet popullit, prish edhe një marrëveshje në lidhje me Ukrainën

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:42
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, i është drejtuar popullit të Rusisë.

Ai ka folur para një grupi gazetarësh, duke thënë se marrëveshja e paqes e Minskut në lidhje me Ukrainën lindore u ndërpre.

Ai ka thënë se kjo është bërë shumë përpara se Rusia të lëvizte për të njohur dy rajone separatiste ukrainase, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Marrëveshja, thotë ai, nuk ekziston më.

Deklarata e Putinit vjen pasi parlamenti rus unanimisht i dha dritën e gjelbërt atij, për të dërguar forcat e armatosura jashtë vendit.

Ai zyrtarisht i lejon Putinit të dërgojë trupa në rajonin Donbas të Ukrainës./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat