Putini ia bën kërkesën e papritur Ukrainës: Vendimi më i mirë do të ishte që ...

Evropë

Putini ia bën kërkesën e papritur Ukrainës: Vendimi më i mirë do të ishte që ...

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:54
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, thotë se vendimi më i mirë që mund të marrë Ukraina do të ishte heqja dorë nga ambicia e saj për t'u bashkuar me NATO-n.

Ai i bën thirrje Ukrainës "të çarmatoset", duke thënë se një "Ukrainë e armatosur deri në dhëmbë" është kundër Rusisë dhe e papranueshme, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ai po flet pak pas deklaratës nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se kombe si Ukraina kishin të drejtë të kërkonin anëtarësimin në aleancë.

Putin flet për ambicien 'bërthamore' të Ukrainës

Përpara se të mbyllte konferencën e tij të shkurtër për shtyp, Putin tha se bisedat ukrainase për ambiciet bërthamore kishin për qëllim Rusinë - dhe se Moska do të ishte në rrezen e çdo rakete bërthamore ukrainase.

Ai thotë gjithashtu se dislokimi i trupave në Ukrainë varet nga situata në terren./Botasot

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat