Pas njoftimit të sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së kundrejt Rusisë, Franca ka akuzuar Vladimir Putin për mos-respektim të marrëveshjeve kryesore ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen e Minskut të vitit 2014, e cila kërkon zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainën Lindore.
Bëhet fjalë për një marrëveshje armëpushimi, të nënshkruar në kryeqytetin bjellorus, Minsk.
“Presidenti Putin nuk po e respekton më nënshkrimin e Rusisë,” tha ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian.
Çfarë është marrëveshja e Minskut?
Marrëveshja e Minskut midis Ukrainës dhe Rusisë ishte plani për t`i dhënë fund konfliktit midis forcave separatiste ukrainase të mbështetura nga Rusia në Donbas. Ky është rajoni ku ndodhen rajonet, të cilat Putinii ka njohur tani si “të pavarura”.
Marrëveshje përcaktonte hapat e projektuar për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës për të zgjidhur statusin e zonave të shkëputura.
Lexo edhe:INTERVISTA/ “Putin i çmendur”, rreshteri i ushtrisë ukrainase për ABC: Jam gati t’i përgjigjem me luftë Rusisë, si në 2014
Ka shumë pjesë të marrëveshjes, e cila u ra dakord në vitin 2014 në kryeqytetin bjellorus, Minsk, pas bisedimeve të gjata midis Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë.
Disa nga më të rëndësishmet ishin:
Tërheqja e të gjitha grupeve të huaja të armatosura, armëve dhe mercenarëve nga territori ukrainas
Tërheqja e të gjitha armëve të rënda nga të dyja palët