Çfarë duhet të dini për krizën Ukrainë-Rusi?

Evropë

Çfarë duhet të dini për krizën Ukrainë-Rusi?

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 09:07
Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin

Pas disa muajsh ngritjeje ushtarake, presidenti amerikan Joe Biden i përshkroi të martën lëvizjet e Rusisë në Ukrainë si “fillimi i një pushtimi rus”.

Ja çfarë duhet të dini:

Çfarë bëri Rusia?

Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat në Donetsk dhe Luhansk – dy rajone pro-Moskë të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore – në atë që Kremlini e quajti një mision “paqeruajtës”. Masa erdhi vetëm disa orë pasi ai nënshkroi dekretet për njohjen e pavarësisë së rajoneve, raporton CNN.

Zyrtarë të shumtë amerikanë dhe perëndimorë paralajmëruan se kjo mund të shërbejë si hapja e një operacioni më të madh ushtarak që synon Ukrainën. Më shumë se 150,000 trupa ruse tani rrethojnë Ukrainën nga tre anët, sipas vlerësimeve të zyrtarëve të inteligjencës amerikane dhe ukrainase.

Si po reagon Ukraina?

Të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ende po ndjek diplomacinë si një rrugëdalje nga kriza. Rezervistët do të thirren për stërvitje ushtarake, tha ai, por nuk do të ketë mobilizim të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Ne dëshirojmë paqe dhe qetësi, por nëse jemi të qetë sot, nesër do të zhdukemi”, tha Zelensky.

Si ka reaguar bota?

Veprimet e Rusisë janë dënuar ashpër nga shumë vende, me liderët perëndimorë që vendosën sanksione të reja të martën dhe ndërprenë një gazjellës kyç me Rusinë.

Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të sanksionojnë institucionet financiare dhe oligarkët e Rusisë. Bashkimi Evropian sanksionoi gjithashtu 351 ligjvënës rusë që votuan për njohjen e rajoneve të shkëputura dhe Mbretëria e Bashkuar njoftoi sanksione kundër pesë bankave ruse dhe tre oligarkëve rusë, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu të martën, Gjermania tha se ndaloi certifikimin e një gazjellësi prej 11 miliardë dollarësh që lidh Rusinë drejtpërdrejt me Gjermaninë. Projekti Nord Stream 2 përfundoi në shtator, por ende nuk ka marrë dritën jeshile përfundimtare nga rregullatorët gjermanë. Pa këtë, gazi natyror nuk mund të rrjedhë përmes tubacionit të Detit Baltik nga Rusia në Gjermani.

Të mërkurën, Japonia dhe Australia iu bashkuan listës së vendeve që do të vendosin sanksione ndaj Rusisë, Donetskut dhe Luhanskut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat