Ushtarët e Qeverisë ukrainase në periferi të qytetit lindor, Horlivka, thonë se po bombardohen gjithnjë e më shumë nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, dhe urdhëroi vendosjen e trupave ruse në ato territore.
Vendet perëndimore e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si shkelje të integritetit territorial të Ukrainës.
Pavarësisht granatimeve, forcat ukrainase pranë Horlivkës thonë se nuk do të provokohen.
Pamjet nga REL: