Një gjendje e jashtëzakonshme 30-ditore u shpall në Ukrainë, nën dritën e tensioneve ushtarake me Rusinë në kufirin lindor.
Kështu deklaroi Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurimit të vendit.
Lëvizja mund të nënkuptojë se “ukrainasit do të urdhërohen të qëndrojnë në shtëpi ose të vendosen nën shtetrrethim”, raporton atsh.
Vendi është në alarm pas vendimit të Rusisë këtë javë për të njohur dy rajone të shkëputura në Ukrainën Lindore si vende të pavarura dhe për të lejuar forcat ushtarake ruse të hyjnë për të parandaluar atë që Kremlini këmbëngulë se është një tentativë gjenocidi kundër etnitetit rus.