Pas sulmeve në Ukrainë rupla ruse bie për tokë

Evropë

Pas sulmeve në Ukrainë rupla ruse bie për tokë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Rubla ruse ka shënuar një rekord negativ duke rënë për 5.4 përqind pas fillimit të sulmeve ruse mbi Ukrainë.

Kjo ka bërë që edhe bursa e Moskës të pezullojë punën të të gjitha tregjet.

Në orët e para të së enjtes u dëgjuan edhe shpërthimet e para në kryeqytetin e Ukrainës Kiev.

Forcat ruse qëlluan me raketa në disa qytete të Ukrainës dhe zbarkuan trupa në bregun jugor të saj të enjten.

Të shtëna me armë zjarri gjithashtu u dëgjuan pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat