Ajo që ishte paralajmëruar prej kohësh, ndodhi. Në orët e para të mëngjesit, trupat ruse u futën në Ukrainë, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan në qytete të ndryshme të vendit, përfshi edhe Kevin
Ndërkohë që ushtria e Ukrainës, ka njoftuar se ka rrëzuar 5 aeroplanë rusë dhe një helikopter në Luhansk.
Kështu thuhet nëpërmjet një njoftimi në “Facebook” nga ushtria e Ukrainës.
“Sipas informatave të fundit operacionale, 5 aeroplanë dhe 1 helikopter rus janë rrëzuar në Luhansk”, thuhet në njoftim.