Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka dalur me një njoftim se ka neutralizuar të gjithë sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Kështu raporton NY Times, në një reagim që vjen vetëm pak pasi u raportua se ushtria ukrainase ka rrëzuar 5 aeroplanë dhe një helikopter rus, transmeton .
“Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se i ka neutralizuar të gjitha bazat ajrore dhe mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, thuhet në raportimin e New York Times.
Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin ka lëshuar një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin e saj ushtarak në mbrojtje të Ukrainës.
Putin deklaroi se do të ketë pasojë të papara ndonjëherë për këdo që do të kërcënojë Rusinë.