Kufizohen fluturimet në aeroportet në jug të Rusisë

Evropë

Kufizohen fluturimet në aeroportet në jug të Rusisë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Disa aeroporte ruse kanë kufizuar fluturimet në lidhje me situatën e vazhdueshme në Ukrainë, sipas një deklarate nga Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë, Rosaviatsia.

“Në tkurrje me situatën e vështirë rreth Ukrainës, nga 24 shkurti në orën 3:45 të mëngjesit me orën e Moskës, fluturimet në një numër aeroportesh në jug të Rusisë janë pezulluar”, thuhet në deklaratë.

Kufizimet do të jenë në fuqi deri më 2 mars, sipas autoriteteve të aviacionit, shkruan CNN.

Putini ka bërë të ditur për fillimin e një operacioni ushtarak në lindje të Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat