Ambasadori ukrainas në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sergiy Kyslytsya, në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit i kërkoi këshillit që të bëj gjithçka të mundur për të ndaluar luftën kundër vendit të tij.
Kysyltsya i kërkoi ambasadorit të Rusisë në OKB-së, Vassily Nebenzia që të thërras Putinin e Lavrovin që të ndalin agresionin ndaj popullit të tij.
“Të thërras Putinin, të thërras Lavrov që të ndalojë agresionin ndaj popullit tim …dhe unë e mirëpres vendimin e disa vendeve anëtare të këtij këshilli për t’u takuar sa më shpejt që është e mundshme dhe për ta shqyrtuar vendimin e nevojshëm që do ta dënonte agresionin që ju e keni nisur ndaj popullit tim.
Nuk ka purgator për kriminelët e luftës. Ata shkojnë drejt e në ferr.”, tha ai.
Goosebumps.
— Antonello Guerrera (@antoguerrera) February 24, 2022
Ukraine’s UN ambassador to his Russian counterpart at the end of UN Security Council meeting: “There is no purgatory for war criminals. They go straight to hell, Ambassador.”
pic.twitter.com/sq888cwN0B