Gazetarja ukrainase rrëfen momentin e tmerrit: Numërova shtatë raketa, i fshehëm fëmijët

Evropë

Gazetarja ukrainase rrëfen momentin e tmerrit: Numërova shtatë raketa, i fshehëm fëmijët

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:01
Ukrainë

Gazetarja ukrainase Lyubov Velychko jeton pranë një baze ushtarake pranë kryeqytetit Kiev.

Ajo thotë se u zgjua në 04:30 të mëngjesit dhe “dëgjoi tinguj shumë të lartë” dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ajo thotë se doli jashtë dhe pa “diçka që dukej si zjarr”.

Velychko thotë se fqinjët e saj janë të shokuar. Ajo shton se pa disa prej tyre të përlotur, duke shtuar se “i fshehëm fëmijët tanë në orën 5 të mëngjesit në bodrume”.

Më vonë ajo shkoi në bazën ushtarake dhe thotë se ishte “bombarduar nga raketat nga ajri” dhe dy persona vdiqën.

“Kam numëruar shtatë raketa,” thotë ajo.

Ajo tani po largohet nga qyteti me familjen e saj dhe thotë se “nuk ndihet e sigurt” sepse dëgjoi se tanket ruse janë afër kufirit me Bjellorusinë, i cili është 80 km larg shtëpisë së saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat