Presidenti ukrainas ofron armë për këdo që dëshiron të mbrojë vendin

Evropë

Presidenti ukrainas ofron armë për këdo që dëshiron të mbrojë vendin

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:06
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se do t’u japë armë kujtdo që i dëshiron ato, sipas mediave shtetërore.

Në javët e fundit derisa tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës ishin të ngritura, u panë ukrainas civilë që i nënshtroheshin trajnimit bazë ushtarak.

Gjithashtu, Ukraina bëri të ditur se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.

Atje po vazhdojnë sulmet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat