Ukraina ndërpreu zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi.
Vendimi u mor pasi Rusia nisi një operacion ushtarak të shkallës së gjerë në Ukrainë.
Siç raporton BBC, duke u thirrur në mediat ukrainase, Zelenskyi po ashtu tha se do t'i ofrojë armë kujtdo që i dëshiron ato.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion "special" për "çmilitarizimin" e Ukrainës./REL
/REL