Gazeta ruse: Fjalimi i Putnit për shpalljen e luftës ishte regjistruar më 21 shkurt

Evropë

Gazeta ruse: Fjalimi i Putnit për shpalljen e luftës ishte regjistruar më 21 shkurt

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:51
Vladimir Putin

Sipas gazetës ruse, “Novaya Gazeta”, fjalimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për “një operacion të veçantë ushtarak”, i cili u transmetua të enjten, në të vërtetë është incizuar tri ditë më parë.

Gazeta që e ka kryeredaktor gazetarin që vitin e kaluar e fitoi Çmimin Nobel për Paqe publikoi disa që i quajti “metadata” nga uebfaqja e Kremlinit.

Ku tregohet se videoja është incizuar më 21 shkurt në orën 19:00 sipas kohës lokale të Moskës.

Për më tepër, grupi “Conflict Intelligence Team” (“Ekipi i Inteligjencës së Konflikteve”) me seli në Rusi vuri re se Putini e kishte kravatën e njëjtë si në kohën kur deklaroi se Rusia do ta njohë pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat