A duhet Serbia t’i bashkohet sanksioneve ndaj Moskës, tregon Daçiq

Evropë

A duhet Serbia t’i bashkohet sanksioneve ndaj Moskës, tregon Daçiq

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:09
Ivica Daçiç

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk guxon t’i bashkohet dënimeve dhe sanksioneve të ndryshme ndaj Rusisë.

Kjo sepse siç tha ai “vendet që kërkuan nga Serbia një gjë të tillë nuk ndihmuan në vitin 1999, kur Serbia u bombardua”.

Daçiq që është kryetar i Kuvendit të Serbisë  thekson se Serbia nuk duhet t’i bashkohet asnjë sanksioni, raporton RTS, përcjell N1.

Ai tha se kriza në Ukrainë ndodhi për shkak se sipas tij Perëndimi nuk e respektoi marrëveshjen se NATO nuk do të shkojë në Lindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat