Rrugët e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ishin pothuajse të zbrazura pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, të enjten.
Qeveria e Ukrainës tha se tanket dhe trupat ruse kaluan përtej kufirit.
Shpërthimet u dëgjuan në Kharkiv në verilindje të vendit.
Kjo pas njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin për fillimin e një operacioni ushtarak në Ukrainë.