Ministri i Punëvet të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se nuk do të jetë më diplomatik, ndërsa kritikoi ata që hezitojnë të dalin pro përjashtimit të Rusisë nga rrjeti “SWIFT”, i cili ia mundëson trasferet bankare.
Kuleba thotë se ata që thonë se kjo s’duhet të bëhet, e kanë në duar “gjakun e burrave, grave dhe fëmijëve ukrainas”.
“Nuk do të jem diplomatik për këtë.
Të gjithë ata që tani dyshojnë nëse Rusia duhet të ndalohet nga SWIFT duhet të kuptojë se gjaku i burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm ukrainas do të jetë gjithashtu në duart e tyre. NDALONI RUSINË NGA SWIFT”, ka shkruar ai në Twitter.