​Ministri i Shëndetësisë në Ukrainë: Forcat ruse kanë goditur spitalet

Evropë

​Ministri i Shëndetësisë në Ukrainë: Forcat ruse kanë goditur spitalet

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:09
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Viktor Lyashko ka bërë me dije se forcat ruse kanë goditur spitalet.

“Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e Konventës së Gjenevës nga trupat ruse! Spitalet tona dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, duke punuar në të gjitha rajonet dhe do të ofrojnë kujdes në të gjitha rrethanat”, shtoi ai.

Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.

Ata që nuk janë larguar, iu drejtuan me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat