Momenti kur babai i jep lamtumirën vajzës së tij të vogël dhe niset për në luftë

Evropë

Momenti kur babai i jep lamtumirën vajzës së tij të vogël dhe niset për në luftë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:09
Pamje nga video

Rusia të enjten nisi një ofensivë sulmuese tokësore dhe ajrore në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Një video që është publikuar në Twitter shfaq pamje nga momenti i kur një baba ukrainas e dërgon familjen e tij në një zonë të sigurt.

Pas kësaj ai i jep lamtumirën vajzës së tij të vogël pasi i duhet të kthehet prapa për t’iu bashkangjitur forcave të ushtrisë ukrainase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat