​Qyteti Mariupoli i Ukrainës nën sulm

Evropë

​Qyteti Mariupoli i Ukrainës nën sulm

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:47
Mariupoli

Qyteti port i Ukrainës, Mariupol, është nën zjarr të fortë me raportime për qindra shpërthime, ka thënë një burim diplomatik për agjencinë e lajmeve Reuters.

Mariupol është një nga portet më të mëdha të Ukrainës në Detin Azov.

Ndodhet pranë vijës së frontit të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut - të cilin Vladimir Putin e ka njohur si një shtet të pavarur.

Marrja e Mariupolit do ta ndihmonte Rusinë të siguronte një rrugë të drejtpërdrejtë tokësore për në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia në 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat