​Ministri i jashtëm i Ukrainës: Putin ka nisur një luftë masive në Evropë, po bombardon edhe spitalet

Evropë

​Ministri i jashtëm i Ukrainës: Putin ka nisur një luftë masive në Evropë, po bombardon edhe spitalet

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 21:27
Dmytro Kuleba

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se Putin ka nisur një luftë masive agresioni në Evropë.

Ai shton se forcat po bombardojnë spitalet ukrainase tani, duke bërë thirrje që qeveritë të vijnë në mbështetje të Ukrainës.

Kuleba: Keni parasysh këtë: Putini ka nisur një luftë masive agresioni në Evropë gjatë një pandemie ende të ndezur. Për më tepër, rusët po bombardojnë spitalet ukrainase tani.

Kjo është përtej të keqes. E vetmja zgjedhje morale që çdo qeveri mund të bëjë tani është të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat