Një grua ukrainase ka bërë një goditje të shkëlqyer ndaj një ushtari rus të armatosur rëndë, duke kërkuar të dijë "çfarë m***" ata mendonin se po bënin duke hyrë në Ukrainë.
Ushtarët rusë u pritën si armiq në Henichesk, një qytet port në detin Azov. Aty është parë një grua e cila u bërtiti pushtuesve: "Çfarë po bëni në tokën tonë?" Pasi një ushtar nuk arriti ta qetësonte, ajo u largua, duke thirrur përsëri: "Duhet të vendosni farat e lulediellit në xhepat tuaj që të rriten në tokën ukrainase pasi të vdisni", raporton express.uk, përcjell Bota sot.
Shkëmbimi i patrembur vjen pasi Rusia nisi një pushtim në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke mobilizuar qindra mijëra trupa në vendin fqinj.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës, 57 ukrainas kanë humbur jetën deri më tani në pushtimin rus dhe 169 të tjerë të plagosur./BS