Zbulohen shifrat e viktimave në Ukrainë

Evropë

Zbulohen shifrat e viktimave në Ukrainë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 22:50
Pamje nga Ukraina

Autoritetet ukrainase kanë zbardhur shifrat më të fundit rreth viktimave pas agresionit rus.

Janë 57 persona që kanë vdekur dhe 169 persona janë plagosur – duke përfshirë lëndime luftarake dhe jo luftarake – pas sulmeve nga forcat ruse, tha të enjten Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko.

Duke folur drejtpërdrejt në kanalin televiziv të Ukrainës 1+1, Lyashko tha se spitalet dhe punonjësit mjekësorë ishin sulmuar – duke përfshirë në Avdiivka dhe Vuhledar në Donetsk – ku ka pasur viktima në mesin e punonjësve mjekësorë, raporton cnn.

Theksojmë se gjatë orëve të para të ditës së sotme Rusia ka filluar sulmin në shtetin ukrainas duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Ndryshe, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuara tashmë i ka vendosur sanksionet e para shtetit rus. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat