Tanimë kur shteti i tij është nën sulmet e Rusisë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka drejtuar thirrjen e fundit drejt liderëve të BE-së.
Sipas Zelesnkyt, fati i gjithë Evropës vendoset ne Ukrainë, dhe nëse Putin nuk “pensionohet” tani, ai do të vazhdojë tutje me idetë e tij.
Presidenti ukrainas ka treguar edhe sanksionet, që sipas tij duhet t’i vendosen sa më shpejtë Rusisë.
“Fati i Evropës vendoset në Ukrainë: nëse Putini nuk merr një pension të mirë tani, ai do të shkojë më tej. Duhen miratuar menjëherë sanksione të forta ekonomike dhe financiare kundër agresorit, ta privojnë atë nga mjetet e tij për të vazhduar agresionin e tij: çaktivizimi nga SËIFT, vendosja e një embargoje në tregtinë e naftës dhe gazit, ndihmë.ushtri me arme dhe municione, mbeshtete ti je operacion paqeruajtes i OKB-se”, ka shkruar Zelensky, përcjellë “Bota sot”
Ky është shkrimi i plotë i tij:
U bëj thirrje liderëve të BE-së, pjesëmarrësve të takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian që të qëndrojnë krah për krah me Ukrainën dhe të ndalojnë agresorin.
Fati i Evropës vendoset në Ukrainë: nëse Putini nuk merr një pension të mirë tani, ai do të shkojë më tej.
Duhen miratuar menjëherë sanksione të forta ekonomike dhe financiare kundër agresorit, ta privojnë atë nga mjetet e tij për të vazhduar agresionin e tij: çaktivizimi nga SWIFT, vendosja e një embargoje në tregtinë e naftës dhe gazit, ndihmë.ushtri me arme dhe municione, mbeshtete ti je operacion paqeruajtes i OKB-se.
Populli ynë vdes për lirinë e Ukrainës dhe Evropës. Ne kemi pritur një kohë të gjatë në derën e hapur. Pyetëm për anëtarësimin në NATO, nuk dëgjuam përgjigje.
Tani kemi nevojë për garanci ndërkombëtare të sigurisë ligjore, një perspektivë të qartë evropiane, veprime të shpejta dhe konkrete.