Konfirmohet: 137 të vdekur në ditën e parë të luftimeve në Ukrainë

Evropë

Konfirmohet: 137 të vdekur në ditën e parë të luftimeve në Ukrainë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 23:58
Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në një adresim të minutave të fundit ka konfirmuar vdekjet e luftimeve të para Ukrainë – Rusi.

Ai ka thënë se në ditën e parë të luftimeve kanë vdekur 137 ukrainas.

Putin në orët e para të së enjtes i ka shpallur luftë Ukrainës.

Që nga ai moment, forcat ruse janë futur në territorin ukrainas si dhe kanë sulmuar me raketa qytete të ndryshme gjithandej Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat