Është ora 7.30 në Kiev dhe udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po u flet sërish qytetarëve të tij në një adresë video. Në gjuhën ukrainase dhe ruse, ai po i bën thirrje Rusisë për një armëpushim.
"Rusia do të duhet të flasë me ne herët a vonë se si t'i japim fund armiqësive dhe të ndalojmë këtë pushtim," tha ai.
Sa më shpejt të fillojë biseda, aq më të vogla do të jenë humbjet e Rusisë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Ai shtoi se derisa të ndalojnë sulmet, "deri atëherë do të mbrojmë vendin tonë".
Vetëm mbrëmë, ai kishte paralajmëruar për intensifikimin e sulmit në kryeqytet. Ai tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga kryeqyteti dhe se e dinte se ishte objektivi numër një i Rusisë tani.
Zelensky konfirmon sulmet me raketa para agimit
Udhëheqësi ukrainas ka konfirmuar sulmet e shumta raketore të raportuara sot para agimit.
Zelensky tha se sulmet filluan në orën 4 të mëngjesit të së premtes me orën lokale.
Ai shtoi se sulmet e Rusisë kishin shënjestruar objekte ushtarake dhe civile, ani pse Rusia ka thënë më parë se nuk po synon sulme ndaj civilëve.
Nga raportimet e fundit, kryeqyteti Kiev ka parë shpërthime këtë mëngjes, duke goditur një ndërtesë banimi./BS