Videoja e ushtrisë ukrainase tregon përleshje me armë në qytet

Evropë

Videoja e ushtrisë ukrainase tregon përleshje me armë në qytet

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 07:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është një përplasje me armë në rrugë midis mbrojtësve ukrainas në qytetin verilindor të Sumy-t dhe sulmuesve rusë.

Sumy, me një popullsi prej më shumë se 260,000 njerëz është një qytet që shtrihet më pak se 30 km nga kufiri rus.

Kreu i administratës lokale, Dmytro Zhyvytsky, tha se një kolonë e madhe ushtarake ruse po shkonte drejt perëndimit, duke kaluar Sumy, drejt kryeqytetit Kiev.

Ai tha gjithashtu se qyteti i afërt i Konotop tani ishte i rrethuar.

Disa kanë postuar videon e ushtrisë në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat