Një grup apartamentesh në kryeqytetin ukrainas, Kiev u godit nga një sulm rus në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Kryebashkiaku i Kievit tha më herët se të paktën tre persona u plagosën si pasojë e sulmeve me raketa, shkruan BBC.
Më vonë, presidenti Zelensky konfirmoi gjithashtu se Rusia kishte kryer sulme të shumta raketore si në objekte ushtarake ashtu edhe në ato civile.
Më poshtë mund të shihni disa pamje të bllokut të apartamenteve në Kiev të goditur nga raketa ruse:


