Dielli lind, ukrainasit zgjohen nga shpërthimet dhe sirenat e alarmit

Evropë

Dielli lind, ukrainasit zgjohen nga shpërthimet dhe sirenat e alarmit

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 08:03
Dielli lind mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të premten në mes të pushtimit të Rusisë ndaj ish fqinjit të saj sovjetik

Ndërsa mëngjesi mbërriti në Ukrainë të premten dhe dielli lindi, banorët në disa qytete u zgjuan nga tingujt e sirenave të sulmeve ajrore dhe shpërthimeve.

Në kryeqytet, Kiev, ekipet e CNN në terren raportuan se kishin dëgjuar shpërthime gjatë orëve të para, pastaj përsëri kur zbardhi agimi.

Gazetarët në Kiev dhe Lviv, të vendosur në perëndim të vendit, thanë se dëgjuan sirenat e sulmit ajror që vazhdonin për disa minuta.

Në një fjalim të tij drejtuar popullit herët në mëngjes, presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi sulmet e reja me raketa nga rusët. Sulme ka pasur në disa qytete përfshirë edhe Kivin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat