Deputetin ukrainas, Sviatoslav Yurash në një intervistë në Radio 4’s Today ka folur në lidhje me sulmet e Rusisë në Ukrainë.
Kur u pyet se cili ishte plani i tij nëse ushtria e Ukrainës dështon të përballet me pushtimin e Rusisë, deputeti u përgjigj se po shikonte pushkën e tij personale “AK-47”, shkruan BBC.
“Ky është një pushtim në shkallë të plotë që synon të shkatërrojë shtetin ukrainas dhe ta marrë atë. Ne po armatosim njerëz që do ta çojnë atë luftë kundër rusëve në çdo mënyrë.
Ne jemi një komb prej 40 milionë banorësh dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ne do të luftojmë me gjithçka që kemi dhe gjithë mbështetjen që bota mund të na japë. Po shikoj “AK-47 tim” tani”, u shpreh ai.