Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin të premten se po tenton të shkatërrojë shtetësinë e Ukrainës.
Duke paralajmëruar se “siguria” e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky është në rrezik.
“Kjo është luftë e plotë. Putin ka vendosur… të nxjerrë Ukrainën jashtë listës së shteteve”, ka thënë Le Drian për radion France Inter.
Ai ka shtuar se Franca është e “shqetësuar” për një ofensivë të mundshme ushtarake të Rusisë kundër Moldavisë dhe Gjeorgjisë, dy shtete që kanë qenë dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.