Rusët kapin edhe një qytet tjetër në Ukrainë

Evropë

Rusët kapin edhe një qytet tjetër në Ukrainë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:15
Harta e qytetit të kapur nga rusët

Qyteti Sumy në verilindje të Ukrainës është marrë nën kontrollën e forcave ruse, raporton The Guardian.  Një qytetar 33 vjeçar i ka thënë mediumit se forcat ruse kanë pushtuar rrugët e qytetit.

“Unë jetoj jo shumë larg shkollës së stërvitjes së artilerisë, ku u zhvilluan luftime dje kur erdhën rusët. Unë kam prindër të moshuar dhe një fëmijë të vogël, kështu që mendojmë se është më mirë të qëndrojmë. Një shoqe është gjithashtu me ne me fëmijën e saj. Ne kemi pak ushqim dhe nga ajo që di nga miqtë që u përpoqën të largoheshin, njerëzit janë në radhë në kufijtë jashtë Ukrainës dhe burrat nuk lejohen të largohen", ka thënë ai.

Sipas tij Rusia dëshiron që ta kthejë Bashkimin e ri sovjetik. 

“Unë mendoj se rusët duan një Bashkimi të ri Sovjetik dhe ata duan ne si pjesë të tij, por askush nuk e dëshiron këtë. Kemi dëgjuar gjithashtu se rusët kanë marrë Okhtyrka që është 70 kilometra nga këtu dhe më në perëndim. Ata kanë vendosur flamurin rus”, ka thënë tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat