Kush, si ka raportuar për viktimat në Ukrainë?

Evropë

Kush, si ka raportuar për viktimat në Ukrainë?

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 15:50
Ukrainë

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur të enjten, ndërsa të premten trupat ruse po i afrohen kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë që më shumë se 1,000 trupa ruse janë vrarë.

Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey, u ka thënë ligjvënësve se janë vrarë 450 ushtarë rusë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 25 civilë janë vrarë dhe 102 janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në Ukrainë.

Rusia ka thënë se ka “eliminuar” 200 forca ukrainase dhe ka marrë kontrollin e bazës ajrore Hostomel afër Kievit – dhe 13 ukrainas janë vrarë duke mbrojtur të ashtuquajturin Ishullin e Gjarprit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat