Ndër zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë

Evropë

Ndër zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 16:34
Ukrainë

-Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka thënë se forcat ruse kanë marrë kontrollin e bazës ajrore Hostomel afër Kievit

-Pajisjet ushtarake të Ukrainës kanë hyrë në Kiev për të mbrojtur qytetin pas afrimit të trupave ruse

-Ministrja e Brendshme e Ukrainës ka thënë se 18,000 armë u janë dhënë vullnetarëve, bashkë me udhëzime si të krijojnë kokteje molotovi

-Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey, u ka thënë ligjvënësve se janë vrarë 450 ushtarë rusë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë

-Ukraina ka thënë që më shumë se 1,000 rusë kanë vdekur prej kur ka nisur pushtimi

-Kremlini ka thënë se Rusia është e gatshme të bisedojë me Ukrainën në Minsk

-Fokusi i bisedimeve do të jetë që Ukraina të shpallë “status neutral”, që do të përfshinte “çmilitarizimin”, mirëpo nuk ka të dhëna se Ukraina do të pajtohej për të negociuar në këto kushte

-Polonia është duke u përgatitur për të mbyllur hapësirën ajrore për kompanitë ruse

-Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë vlerëson që 100,000 persona tashmë janë zhvendosur dhe beson se mbi katër milionë persona mund të tentojnë të largohen jashtë kufijve nëse lufta përshkallëzohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat