Në një video e cila po qarkullon në internet shihet një mjet i blinduar i forcave ruse i cili shtyp qëllimisht një veturë në lëvizje në qytetin e Kievit në Ukrainë.
Ky veprim po konsiderohet si krim luftë ndaj civilëve.
Shoferi për çudi është nxjerrur i gjallë nga vetura nga qytetarët të cilët i kishin dalë në ndihmë.
Forcat ruse janë në brendësi të kryeqytetit të Ukrainës dhe se ata janë duke bërë përpjekje që të pushtojnë tërë territorin mirëpo janë duke hasur në vështirësi në realizimin e këtij plani.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse që t’i arrijnë këto synime pasi e konsideron se regjimi politik i Ukrainës është jolegjitim dhe kriminal.
#War #Crime #ukraine pic.twitter.com/PoUYY6SRfp
— REZA (@REZAphotography) February 25, 2022