Serbia sërish mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të biseduar për Ukrainën

Evropë

Serbia sërish mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të biseduar për Ukrainën

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 17:42
Aleksandar Vuçiq

Në Beograd është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e kryesuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Seanca, siç është publikuar në llogarinë në Instagram të presidentit të Serbisë, ka nisur rreth orës 16:00.

Beogradi zyrtar ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Serbia duhet t'i përgjigjet kërkesës së Bashkimit Evropian (BE) nëse do t’i bashkohet sanksioneve kundër Moskës.

Deri më tani, Serbia nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës. Përveç vendeve të Bashkimit Evropian, të njëjtën gjë e bënë edhe shumica e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Vuçiq pritet të ketë një adresim për këtë temë pas orës 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat